• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ish-këshilltari financiar i Mançester Sitit lëshon “bombën”: Rënia nga kategoria është dënimi më i lehtë për ta

18/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-këshilltari financiar i Mançester Sitit, Stefan Borson, mendon se dënimi më i lehtë i mundshëm për këtë klub, është rënia nga kategoria, pasi akuzohet për 115 shkelje të rregullave të Fair Play Financiar. Ndërsa klubet e tjera në Premier Ligë po marrin dënim pa dënimi, me heqje pikësh të rëndësishme në renditje, për “qytetarët” nuk ka ende asnjë informacion, ndonëse ata janë nën hetim prej kohësh.

mancester siti

Duke folur për “talkSPORT”, Borson insistoi se akuzat për Sitin ishin shumë më të rënda se ato me të cilat u ndëshkuan Evertoni dhe Notingem Forest të cilave iu hoqën pikë.

“Bëhet fjalë për një nivel krejtësisht tjetër. Nuk ka asnjë dyshim, nëse ato akuza vërtetohen, kjo situatë përfundon me të paktën rënien nga kategoria.

Ekziston akuza për konspiracion në një periudhë 10-vjçare. Ata sugjerojnë se marrëveshjet e sponsorit kryesor të Sitit nuk janë për 50-60 milionë paund, por aktualisht vetëm 8 milionë paund dhe gjithçka ishte një mashtrim dhe shumë njerëz kanë gënjyer.

Shumë drejtues në kompani të shumta ishin të përfshirë. Edhe klubi gënjeu gjithashtu persona të ndryshëm, kompani të ndryshme, profesionistë, njerëz që bënin auditimet, kampionatin, UEFA-n, Federatën.

Nëse vërtetohet, është super-serioze. Askush nuk do ta vinte në diskutim këtë. Edhe vetë Siti do të insistojë se bëhet fjalë për akuza shumë të rënda.

Për çdo gjykatë, të sugjerojë që një numër kaq i madh personash kanë qenë kaq të pandershëm, do të jetë një vendim shumë i madh”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Salamanca - Barcelona, formacionet zyrtare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.