Saturday, 2. May 2026
Sport

Kean drejt La Ligas, marrëveshja shihet e përfunduar

GS 18/01/2024 1 Min. Lesezeit

Fabrizio Romano, eksperti i transmetimeve, ka bërë të ditur se, Atletico Madrid është duke punuar për ta transferuar Kean drejt La Ligas.

Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Atletico Madridi është duke punuar për ta transferuar një sulmues të ri në skuadër.

Në rast se Atletico shet Angel Correan te Al Ittihad, atëherë gjiganti spanjoll është i detyruar t’i hyjë merkatos dhe të gjejë një sulmues.

Sipas Romanos, Atletico ka arritur marrëveshje me Juventusin për huazimin e Moise Kean, në të cilën janë të përfshira disa shuma të cilat kanë mbetur që të diskutohen.

Marrëveshja e Kean varet nga transferimi i Angel Correas te Al Ittihadi.

 

Teilen: