Saturday, 2. May 2026
Sport

VIDEO/ Triumf me përmbysje, Barcelona likuidon klubin në pronësi të tifozëve dhe kualifikohet në çerekfinalen e Kupës

GS 18/01/2024 1 Min. Lesezeit

Nuk ka surpriza në raundin e 1/8-ave të Kupës së Mbretit, teksa Barcelona ia doli të triumfonte me përmbysje 1-3 ndaj Unionistas që militon në ligën e tretë spanjollë, duke siguruar biletën për në çerekfinale.  

BARCA 1-3

Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Gomez në minutën e 31-të, ndërkohë që Ferran Torres vendosi baraspeshën në minutën e 45-të.  

Në fragmentin e dytë, katalanasit arritën të shënonin edhe 2 herë të tjera me Kunde dhe Balde në minutat 69 dhe 73. 

Vlen të theksohet fakti Unionistas, klub i rrallë në pronësi të tifozëve, regjistroi 5 gjuajtje në kuadratin e Barcelonës, duke zhvilluar një paraqitje dinjitoze.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: