Saturday, 2. May 2026
Sport

Shumë kartona të verdhë, Atletico Madridi rrëzon Realin nga Kupa e Mbretit

GS 19/01/2024 1 Min. Lesezeit

Atmosferë e zjarrtë në stadiumin “Metropolitano” në Madrid, ku shikuesit panë lojë të fortë mes Atleticos e Real Madridit.

Atletico ka shënuar fitore pas 120 minutave, me rezultat 4:2 ndaj rivalit të përjetshëm e të përbetuar, Realit.

Atletico kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Mbretit. 

Image

Atletico Madridi

Reali është tronditur duke u eliminuar herët nga gara e Kupës.  

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi pa fitues (2:2). 

Atletico dy herë ka avancuar por Reali dy herë ka barazuar.

Për Atleticon shënuan Lino (39′) e Morata (57′) dhe për Realin realizuan Oblak (45+1 – autogol) e Joselu (82′).

Pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, Griezmann në minutën e 100-të e Riquelme në atë të 119-të, shënuan për fitoren e madhe (4:2) të Atleticos. 

Shumë kartona të verdhë, gjithsej 13, shtatë për Atleticon Morata, Hermoso, de Paul, Koke, Simeone, Griezmann, Witsel dhe gjashtë për Realin Vinicius Junior, Camavinga, Diaz, Tchouameni, Bellingham, Carvajal.

Teilen: