Saturday, 2. May 2026
Sport

Bajerni bëhet “anglez”, kampionët e Gjermanisë pranë transferimit të mbrojtësit të “tre luanëve”

GS 19/01/2024 1 Min. Lesezeit

Bajerni duket se nuk e ka mbyllur me merkaton e janarit, me kampionët e Gjermanisë që janë pranë një goditjeje të bujshme.

tripier

Bëhet fjalë për Kirian Tripier, i cili duket se nuk është më i lumtur te Njukasëlli.

“Chronicle Live” raporton se Tomas Tuhel e do me çdo kusht një mbrojtës të djathtë në skuadër dhe 33-vjeçari anglez shihet si i duhuri.

Tripier nuk është i vetmi anglez që do t’i bashkohet Bajernit në këto dy merkato të fundit, pasi para tij ishin dhe Herri Kejn e Erik Dajer.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: