Henrik Mikhitarian ka shoqëruar Simone In zagin në konferencën për shtyp të mbajtur dje, ku mesfushori armen ka prezantuar bashkë me trajnerin gjysmëfinalen e sotme ndaj Lacios.
Ju keni fituar 22 trofe. A keni luajtur ndonjëherë një “final four” në mes të sezonit? Çfarë përfaqëson ky trofe ku vini si kampionë në fuqi?
Është hera e parë që luaj këtë format, mendoj se është shumë interesante të luajmë një kompeticion si ky, veçanërisht në Arabi. Ne duam të fitojmë, nuk do të jetë e lehtë, por do të bëjmë më të mirën, për të sjellë kupën në shtëpi dhe për të lumturuar veten dhe tifozët. Nuk do të vlejë fakti që mbërrijmë si kampionë në fuqi.
A mund të jetë problem ndeshja për t’u rikuperuar?
Nuk është hera e parë, por më e rëndësishmja është të fitojmë dhe të shkojmë në finale. Duam të vazhdojmë të rrimë në këtë humor pozitiv për t’u përgatitur për angazhimet e radhës. Nuk mendojmë për faktin që nuk luajnë në kampionat.
Një përshtypje për Bjukenën?
Ai është një djalë vërtet i mirë, pak i turpshëm. Ai duhet të mësojë një kulturë të re, një mënyrë të re të lojës, një gjuhë të re. Ka një goditje të shkëlqyer edhe mendoj se do të na japë një dorë.
Vitin e kaluar një finale e madhe, por më pas erdhi humbja ndaj Empolit në kampionat. Keni menduar për një rënie të mundshme?
Fillimisht mendojmë të fitojmë trofeun, mandej të mendojmë për ndeshjet e ardhshme të kampionatit. Së pari Superkupën, më tej kampionatin.
Ju keni pasur gjithmonë vështirësi me Lacion. Cili do të jetë aspekti kryesor?
Lacio është një ekip i madh. Ne i takuam ata një muaj më parë, duhet të bëjmë maksimumin. Ata janë shumë të fortë madje edhe më të fortë se një muaj më parë, të gjithë duan të provojnë të shkojnë në finale.
Interi dhe Lacio shënojnë shumë në 15 minutat e para. Do të peshojë?
Unë nuk mendoj kështu, ndeshjet zgjasin 90 minuta dhe ne duhet të bëjmë mirë gjatë gjithë kohës. Duhet të jemi të përqendruar gjatë gjithë ndeshjes, nuk e dimë se çfarë do të ndodhë dhe do të duhet të japim më shumë se 100%.
Përgatiti: NISLI GJINI -PANORAMASPORT.AL