• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Më i miri edhe në SHBA, Pulisiç: Firma me Milanin një emocion i fortë

19/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani bleu shumë lojtarë në seancën e fundit të merkatos. Kuqezinjtë kanë ndryshuar shumë në skuadër. Goditja më e mirë për momentin është ajo e Pulisiçit. Anësori kuqezi fitoi çmimin lojtari më i mirë i vitit për SHBA-në dhe ia doli për herë të katërt në karrierën e tij, duke barazuar rekordin e Donovanit, flamurit historik dhe legjendës së futbollit amerikan.

Christian-Pulisic-20240118-milanliveit

Gëzimi i Pulisiçit duket edhe në videon e publikuar në rrjetet sociale: “Faleminderit djema, e vlerësoj shumë”. Ndërkohë nuk duhet harruar se për muajin dhjetor ai u vlerësua si “Lojtari më i mirë” për Serinë A. Pa dyshim, shumë krenari edhe për Milanin ku deri tani ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë gjashtë asiste në 26 prezenca.

Çmimi, i cili sigurisht akordohet nga Federata e Futbollit e Shteteve të Bashkuara, vlerëson kontributet dhe performancat e jashtëzakonshme të Pulisiçit gjatë vitit të kaluar. Ylli i kombëtares mposhti konkurrencën e bashkëlojtarit Junus Musah, Folarin Balogun, Rikardo Pepi dhe Met Tërner. Milani dhe kombëtarja e surprizuan lojtarin në Milanelo dhe me këtë rast Pulisiç lëshoi edhe një intervistë, ku reflektoi për ecurinë në vitin e tij të shkuar.

Përshkruajeni vitin 2023 me një fjalë?

Ndryshim, por në një mënyrë pozitive.

Kujtimi i parë që ju vjen në mendje?

Goli im i parë me Milanin (kundër Bolonjës). Ishte një moment i veçantë.

Goli më i bukur?

Goli kundër Frozinones. Më ka mbetur me të vërtetë në mendje, sepse mbaj mend që mora një asist nga portieri ynë, Maik Menja përpara se të mposhtja portierin e ekipit kundërshtar.

Asisti i preferuar?

Ai që i dhashë Olit (Olivie Zhirusë) kundër Napolit me këmbën time të majtë.

Ndeshja më e mirë?

Pa dyshim, ajo ndaj Njukasëllit, që kulmoi me një fitore drithëruese në minutat e fundit.

Kujtimi më i veçantë?

Ditën kur nënshkrova me Milanin. Ishte vërtet një emocion i fortë. Unë kisha babanë tim, disa miq dhe familjen këtu në Milano. Ishte vërtet një ditë e paharrueshme.

Çfarë keni mësuar këtë vit?

Kam mësuar të jem më i duruar dhe të jetoj më shumë momentin, me vetëdijen për të shijuar çdo moment, qoftë pozitiv apo negativ.

Surpriza më e mirëpritur?

Kjo. Ajo që ju dhe ekipi i SHBA-së sapo më bëtë kur më njoftuat se kisha fituar çmimin e futbollistit mashkull të vitit në SHBA. Ka një kuptim të veçantë.

Cila është shpresa juaj për të ardhmen?

Të fitoj trofe në vitin e ardhshëm, duke vazhduar të ndjek ëndrrën time me vendosmëri dhe pasion.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Asllani me Interin demoluan Lazion e Hysajt, kualifikohet në finale

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.