Saturday, 2. May 2026
Sport

Asllani me Interin demoluan Lazion e Hysajt, kualifikohet në finale

GS 19/01/2024 1 Min. Lesezeit

Interi ka dëshmuar formë të lartë në gjysmëfinale të Superkupës së Italisë, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:0 Lazios, në takimin që u zhvillua në Riad të Arabisë Saudite.

Reprezentuesit e Shqipërisë, Kristjan Asllani u paraqit nga minuta e 81-të për Interin dhe Elseid Hysaj nga minuta e 83-të për Lazion. 

Interi ka treguar forcën e liderit të Seria A, duke e demoluar rivalin. 

Golat i realizuan Thuram (17′), Calhanoglu (49′) e Frattesi (87′).

Inter takohet me Napolin në finalen e Superkupës së Italisë.

Teilen: