• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Djalli” i mbytur në borxhe, ja plani i Bajern Mynihut për Teo Hernandez

19/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

teo hernandezTeo Hernandez ka mbajtur profil të lartë në ekipin e Milanit, pavarësisht pozicionit si mbrojtës linje. Deklaratat me nota të larta besnikëri ndaj kuqezinjve kanë ndryshuar kohët e fundit, duke ia lënë radhën pasigurive.

 

Bajern Mynih trokiti verë e shkuar në bordin e milanezëve, por italianët u treguan kategorik, duke refuzuar çdo ofertë. Problemet ekonomike, të shoqëruara me borxhe në shuma të frikshme kanë ndezur sirenat e “alarmit” në ekipin e Stefano Piolit. Bëhet fjalë për 250 mln euro që priten të shlyhet nga 19 herë kampionët e Italisë. Nëse mungon transferimi i kësteve të prapambetura, FIFA do futet në lojë, duke sanksionuar në tregun e transferimeve, çka do i bllokonte Milanit blerjen e lojtarëve.

Sipas “Corriere dello Sport”, Bajern Mynih nuk po gjen qetësi me mbrojtësin Alfonso Dejvis dhe afrimi i Teo Hernandezit do të ishte “bast” suksesi në Mynih. Kontrata e Teos me gjigantët italianë përfundon në verën e vitit 2026 dhe mediumi ekspert i “transfermarkt” e vlerëson kartonin e 26-vjeçarit me 55 mln euro.

Bajerni është i gatshëm të shkojë përtej kuotës së mësipërme, pasi zhvendosja e Dejvisit do “frynte” arkat e gjermanëve në verë, ku duhet marrë parasysh fakti se lojtari në fjalë është i lidhur me kalimin te Real Madrid.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Dani Alves ndryshon sërish dëshminë: Isha i dehur!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.