Friday, 3. April 2026
Sport

Menja braktisi ndeshjen për shkak të thirrjeve raciste, Interi e mbështet: Jemi vëllezër të botës

GS 20/01/2024 1 Min. Lesezeit

Majk Menja, portieri i Milanit, braktisi ndeshjen e sotme në Serinë A për disa minuta pasi tifozët e Udinezes lëshonin kundër tij thirrje raciste. Portieri shkoi në dhomat e zhveshjeve dhe ndeshja u ndërpre për 5 minuta.

menjaaa

Një shfaqje padyshim e turpshme në sytë e të gjithë botës dhe që do të sjellë reagime të shumta. Një ndër të parët, ka qenë nga rivalët historikë të Interit.

Në mesazhin që Milani bëri për këtë episod në pushimin e ndeshjes, erdhi menjëherë reagimi në rrjetet sociale edhe i Interit. “Jemi vëllezër të botës, kundër çdo lloj forme të diskriminimit. Në krahun tënd”, shkruhej në mesazhin e klubit zikaltër kushtuar këtij episodi.

 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: