Sulmuesi nga Xhamajka dhe ish-anëtari i Bregallnicës së Shtipit, Ronaldo Webster është përforcimi i tretë dimëror në radhët e Shkendijës së Tetovës.
Drejtuesit e dy klubeve kanë rënë dakord për shumën e dëmshpërblimit.
Tetovarët arrijnë marrëveshje me Ronaldon.
Kujtojmë se Ronaldo erdhi në Bregallnicë verën e kaluar.
Ai pati një gjysmësezon të mrekullueshëm, prandaj është bërë një nga lojtarët më të kërkuar në këtë dimër në kampionatin maqedonas.
Kështu pas Vane Krstevskit dhe Stefan Kocev, Ronaldo është emri i tretë i ri në këtë dimër në skuadrën e trajnerit Jeton Beqiri.