Guinea mposhti Gambian me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Afrikës. Por gjatë festës për fitoren, sipas BBC kanë ndërruar jetë 6 tifozë dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.
Ajo që është e rëndësishme është se tifozët tanë dhe publiku duhet të festojnë në një mënyrë shumë të matur. Ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm që të mos e vënë veten në rrezik, sepse qëllimi i futbollit është të sjellë gëzim dhe të mos lërë familje të pikëlluara”, tha për “BBC Sport Africa”, Amadou Makadji, zëdhënës i Federatës së Futbollit të Guinesë.
PANORAMASPORT.AL