Ka dy imazhe që mbeten të ngulitura nga mbrëmja e Milanit në Udine: goli i Tovë dhe sulmi i fundit, i furishëm dhe fatlum. Le të fillojmë nga e dyta, sepse në komentet e pas ndeshjes një meritë e madhe iu dha Stefano Piolit për zgjedhjet e bëra gjatë ndeshjes. Pyetja është e thjeshtë: logjikë apo dëshpërim?
Ndjesia, të paktën për sa na përket neve, është se trajneri i “djallit” thjesht tentoi me të gjitha armët për një përpjekje, e cila më pas rezultoi e suksesshme, për të mbajtur në det një anije që po fundosej. Një lëvizje “murinjiane” plot stil, e inskenuar në javën e shkarkimit të portugezit. Sa herë e kemi parë ish-Specialin të hedhë të gjitha forcat në lojë për të rikuperuar një rezultat jo të favorshëm? Të njëjtën lëvizje bëri në Udine edhe Pioli që hodhi Joviçin dhe Okafor në fushë e më pas ndryshoi skemën nga 4-2-3-1 në 4-2-4 të minutave të fundit.
GABIME –
Është e panevojshme të thuhet se në fund kishte të drejtë. Po, ndër të tjera, sepse fitorja në Udine, jo tamam e merituar, ka, ndoshta pikërisht për këtë arsye, një rëndësi të madhe: mban larg garën për e Champions që rrezikonte të afronte ndjeshëm disa rivalë dhe mban gjallë shpresën për të ndjekur Juventusin dhe Interin. Megjithatë, të mendosh se Milani ka gjetur situatën e duhur pas muajsh të komplikuar është më pak automatike. Në Udine kuqezinjtë dukeshin të ngadaltë, të parashikueshëm, pa shumë burime dhe, në disa raste, veçanërisht të papërqendruar. Dhe këtu kalojmë te imazhi i dytë, Tovë duke kaluar midis Reijnders dhe Tho e duke mposhtur Menjanë.
A pësohet një gol i tillë? Në zotërim topi, nuk mund të gabohet dy herë në pak sekonda, për më tepër të ndëshkohesh me mbrojtjen e rreshtuar dhe me dy lojtarë që markojnë rivalin, i cili ja del të shënojë. Përgjigjja duhet të ishte jo, por ja që ndjesia ishte se kishte mungesë përqendrimi dhe dy lojtarë u shfaqën sipërfaqësorë. I njëjti qëndrim që vërehet ndonjëherë në vrapimin më të vogël të bërë për të mbuluar linjat e kundërshtarëve në fazën mbrojtëse, apo për t’u propozuar në atë sulmuese.
E MIRË KOLEKTIVE –
Pavarësisht se skuadra po fiton prej disa ndeshjes lojtarët duken më pak të gatshëm të ndjekin udhëzimet e trajnerit, ata marrin pjesë në aksion vetëm kur janë në zotërim të topit dhe nuk bëjnë lëvizje për të liruar hapësirë për shokët e tyre. Loftus që e kthen lojën në një garë fuqie, apo Teo që e nis me topin dhe thyen vijën e kundërshtarit duhet të jenë nota pozitive, por bëhen të meta. Sepse janë iniciativa private në atë që duhet të jetë një “e mirë kolektive”. Janë cilësia e individit që del nga sensi i ekipit.
Pra, me përjashtim të episodeve si këto, pjesa tjetër bëhet një kthesë e mërzitshme, e ngadaltë, e parashikueshme, me vetëm Adli që kërkon vertikalizimin dhe vetëm Zhiru që lëviz për të lidhur lojë. Kjo lloj qasjeje ka qenë e mjaftueshme për të shënuar katër fitore radhazi, por a do të mjaftojë për të mbajtur skuadrën në linjë deri në fund të sezonit? Pra, edhe lëvizjet “murinjiane”, që ndonjëherë funksionojnë, nuk sjellin gjithmonë pikë. Këtu reflektimi është i domosdoshëm.
PANORAMASPORT.AL