• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Superliga Europiane ”ndez motorët”, caktohet starti i edicionit të parë: Kemi 20 klube shumë të motivuar, mund ta nisim që nesër

22/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Superliga Europiane ka nisur punën konkrete në ditët e para të vitit 2024, që të gjejë bashkëpunëtorë dhe të shtojë radhët me klube të cilat janë të gatshme t’i bashkohen projektit për të ndërtuar një kampionat paralel me ato të organizuara nga UEFA. Vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë tashmë ia bën punën më të thjeshtë organizatorëve, të cilët falë shumave marramendëse që kanë në dispozicion, po negociojnë me klube të ndryshme.

superliga europiane

Sekretari i përgjithshëm i Superligës, Anas Loghrari, ka deklaruar për “Ouest France” se që tani ka një pjesëmarrje thuajse të sigurt të disa klubeve të cilat presin të mësojnë detajet për të hedhur firmat në kontrata.

“Kemi 20 ekipe shumë të motivuara dhe 30 të tjerë që janë thuajse të bindur. Mund ta nisim edhe nesër nëse duam”, theksoi ai, duke bërë të qartë se bisedimet kanë avancuar ndjeshëm.

Por mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se objektivi real i organizatorëve është që kompeticioni të nisë në shtatorin e vitit 2025, kur të kenë plotësuar edhe kuadrin e plotë ligjor nëpërmjet vendimeve që priten të dalin nga gjykata të tjera të Bashkimit Europian rreth çështjeve të marketingut dhe të drejtës së pjesëmarrjes në kompeticione paralele.

“Objektivi është nisja në shtator 2025, me ekipet më të mira të Europës dhe gjithashtu me klubet angleze. Ka klube që kanë firmosur në mënyrë private”, kanë shpjeguar burime të organizatorëve për “AS” teksa aludohet se edhe Bajern Mynih është mes pjesëmarrësve të mundshëm, edhe pse publikisht ka dalë kundër projektit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Finalja e Superkupës së Italisë, formacionet zyrtare/ Inter dhe Napoli “rrokin shpatat” për trofeun

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.