Interi ka fituar Superkupën e Italisë teksa ka mundur në finale Napolin me rezultatin 1-0 në ndeshjen e luajtur në Riad të Arabisë Saudite.
Në një ndeshje të dominuar thuajse plotësisht nga zikaltrit, rastet nuk kanë munguar si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën. Por goli do të vinte vetëm në minutën e parë shtesë, kur Lautaro Martinez theu murin e ekipit kundërshtar para portës, duke shënuar golin e vetëm të takimit.
Për skuadrën zikaltër, kjo ishte fitorja e tretë radhazi në Superkupën e Italisë, duke çuar në 8 numrin e trofeve të fituar.
NAPOLI-INTER 0-1
90’+1′ Lautaro Martinez
NGJARJET KRYESORE
90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Interit.
90’+1’ GOOOL INTERI! Pavard nga e djathta gjen Lautaron në qendër dhe argjentinasi nuk gabon duke shënuar golin e avantazhit. (VIDEO)
85’ Arnautoviç hyn në zonë nga e djathta, Golini bën mirë duke dalë për të bllokuar pasqyrën e portës dhe bllokuar gjuajtjen e tij. (VIDEO)
82’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi shkon te Mkhitarjan i cili gjuan por kalon sferën mbi traversë. (VIDEO)
79’ Napoli niset në një kundërsulm të shpejtë, Mario Rui provon nga jashtë zonës pa gjetur portën. (VIDEO)
73’ Në zhvillimin e një goditje këndi, Pavar gjuan me kokë, Turam më pas nuk ai del të devijojë para portës. (VIDEO)
69’ Menjëherë është Lautaro ai i cili shfaqet para portës pas krosimit të Dimarko, por gjuajtja e tij fluturimthi nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)
68’ Turam ka mundësinë të gjuajë brenda zonës, por tentativa e tij është shumë e lehtë dhe shkon në duart e Golinit.
60’ Napoli mbetet me 10 lojtarë, pasi Simeonë ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe del nga fusha e lojës me të kuq. (VIDEO)
57’ Aksion i shpejtë i Interit me Turam, i cili gjuan nga jashtë zonës. Golini është në pozicion. (VIDEO)
51’ Kundërsulm i napolitanëve me Kvaratskhelia i cili tenton të gjejë golin ne shtyllën e largët, Zomer është i aftë të grushtojë jashtë. (VIDEO)
49’ Politano ekzekuton një goditje dënimi, topi kalon mbi traversën e portës së Zomer (VIDEO)
45’+1′ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
43’ Mkhitarjan nis Turam drejt zonës, sulmuesi kalon Golinin por shtyn topin më shumë se duhet dhe mbrojtja largon rrezikun. (VIDEO)
38’ Turam nga e majta niset në kundërsulm pason për Lautaro Martinez i cili çon sferën në rrjetë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje të francezit. (VIDEO)
31’ Açerbi harkon nga e majta, Lautaro tenton me kokë por nuk gjen portën. (VIDEO)
18’ Turam dhe Lautaro nxjerrin Mkhitarjan në pozicion gjuajtje, armeni fluturon topin mbi traversë. (VIDEO)
15’ Shkëndija e parë e mirëfilltë e ndeshjes vjen me një gjuajtje të Dimarkos nga jashtë zonës, me topin që shkon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
1’ Nis dueli në Riad.
FORMACIONET ZYRTARE
NAPOLI (3-4-2-1): Golini; Di Lorenco, Rrahmani, Zhuan Zhezus; Mazoki, Kajust, Lobotka, Zerbin; Politano, Kvaratskhelia; Simeone.
Trajner: V. Maxarri
INTER (3-5-2): Zomer; Pavar, De Vraj, Açerbi; Darmian, Barela, Çalhanollu, Mkhitarian, Dimarko; Turam, Lautaro Martinez.
Trajner: S. Inzagi
PANORAMASPORT.AL