Friday, 1. May 2026
Sport

Tifozë të paguar në Arabi që hiqen si interistë, videoja bën xhiron e rrjetit dhe kënaq… juventinët

GS 23/01/2024 1 Min. Lesezeit

 

Interi arriti të fitonte Superkupën e Italisë pasi mposhti me rezultatin 1-0 Napolin. Mjaftoi goli i kapitenit Lautaro Martinez në minutën e 91’ që zikaltërit të merrnin këtë trofe për herë të tretë radhazi.

656

Pas fitores së Interit, një grup tifozësh jashtë stadiumit kanë nisur të këndojnë për argjentinasin Lautaro Martinez. Ata nisin të këndojnë duke lexuar fjalët në telefonat e tyre dhe kaq ka mjaftuar që të besohet se ata janë një grup i paguar dhe jo tifozë zikaltër. (VIDEO)

Ndërkohë pas kësaj humbje në finale, tifozët napolitanë kanë nisur mbështetjen e tyre për një tjetër rival historik, Juventusin.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: