Thursday, 30. April 2026
Sport

Vidal zyrtarizohet në Kili

GS 23/01/2024 1 Min. Lesezeit

Arturo Vidal kthehet në shtëpi. Ish-mesfushori i Juventusit dhe Interit është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Colo Colos, klub në të cilin ka nisur karrierën e tij si profesionit për të vazhduar më pas eksperienca të tjera në Evropë.

Pas 17 vitesh Vidal kthehet në Kili tek skuadra ku është rritur (ka luajtur në vitet 2005-2007) për tu transferuar më pas në Gjermani te Bayer Leverkusen, në aventurën e parë në kontinentin plak.

Mesfushori ka luajtur edhe me Bayernin e Mynihut dhe Barcelonën në karrierën e tij të gjatë.

“I urojmë mirëseardhjen lojtarit që ka fituar më shumë në historinë e Kilit, lojtarit tonë të madh Arturo Vidal. Takohemi sërish mbret”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Colo Colo.

Teilen: