Thursday, 30. April 2026
Sport

Jashari e Ademi me Luzernin pësuan humbje në konak të Yverdonit

GS 23/01/2024 1 Min. Lesezeit

Yverdon ka shënuar fitore të madhe para shikuesve të vet, me rezultat 2:1 ndaj Luzernit, në takimin e javës së 19-të të elitës së futbollit zviceran.

Ardon Jashari është paraqitur nga minuta e parë e Kemal Ademi nga e 46-ta për Luzernin.

Shënues: 30’ Mahious nga penalltia -1:0. 55’ M. Meyer nga penalltia – 1:1. 88’ Tasar 2:1.

Luzern është në vend të gjashtë me 25 pikë e ka një më shumë se Yverdon që gjendet një pozitë më poshtë.

Teilen: