Thursday, 30. April 2026
Sport

U harrua në Arabi, Milinkovic Savic kërkohet nga klubi i madh i Serie A

GS 23/01/2024 1 Min. Lesezeit

Largimi i Sergej Milinkovic-Savic ka “varfëruar” futbollin e Serisë A, por mesfushori mund të kthehet në Itali verën e ardhshme.

Sipas “Tuttosport”, mesfushori duket se është lodhur që tani nga Arabia Saudite pavarësisht rrogës 20 milionë në sezon që merr tek Al Hilal.
Duket se në javët e fundit, futbollisti i ka kërkuar përfaqësuesve të tij që ta kthejnë në Europë verën e ardhshme dhe Seria A është gati ta mirëpresë.

Gjithmonë sipas “Tuttosport”, Juventusi është vënë që tani në lëvizje për ish-yllin e Lazios, i cili sezonin e ardhshëm mund të zbarkojë në Torino./ h.ll/abcnews.al

Teilen: