• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ishte ndër më të mirët e Evropës, ish-“ylli” i “Verdhekuqve” pranë rikthimit në Serie A

24/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dikur konsiderohej, si një prej qendërmbrojtësve më të mirë, jo vetëm në Serie A, por në të gjithë Evropën. Ish-“ylli” i “Verdhekuqve” të Roma-s e “Bluve” të Napoli, Konstantios Manolas është në kërkim të një skuadre të re, pas ndërprerjes së kontratës, me ekipin e Al-Sharja, në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe duket se është gati për t’u rikthyer në “Kontinentin e Vjetër”.

Pas 2 vites mes grekës të Olympiacos dhe arabëve të lartpërmendur, Manolas duket se është gati për të bërë “prapakthehu” teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, për qendërmbrojtësin, tashmë 32-vjeçar interesohen 2 klube, në kampionatin italian të futbollit, Serie A, propozimet e të cilave, greku është i gatshëm t’i dëgjojë.

Bëhet fjalë për skuadrat e Sassuolo e Salernitana, me “Zijeshilët”, pjesë e të cilëve është edhe “fantazisti” i Kombëtares sonë, Nedim Bajrami, që e vlerësojnë jo pak eksperiencën e Manolas, ndërsa Salernitana e shikon si “shpëtim”, në repartin e prapavijës, repart që nuk ka funksionuar aspak mirë deri më tnai, me skuadrën që ndodhet në “zonën e ftohtë” të rënies nga kategoria. /i.m /abcnews.al

Next Post

Osimhen: E kam marr vendimin për të ardhmen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.