• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kiwior pranon rikthimin në Serie A, dy gjigantët italianë po kërkojnë transferimin e tij

24/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jakub Kiwior është i gatshëm për tu rikthyer në elitën e futbollit italian Serie A, vetëm pas një viti të kaluar në Londër.

Qendërmbrojtësi polak iu bashkua Arsenalit në janarin e vitit të kaluar nga Spezia për 25 milionë euro, por ende nuk ka arritur të jetë një titullar i rregullt.

Milan dhe Juventus kanë shprehur interesim më parë për rikthimin e tij në Serie A, megjithatë këto dy skuadra janë tërhequr nga gara.

Corriere dello Sport ka raportuar se aktualisht në garë për lojtarin janë dy gjigantët tjerë italianë Roma dhe Napoli që duan të nënshkruajnë me polakun.

23-vjeçari ka pranuar rikthimin në Serie A dhe agjentët e tij kanë biseduar me drejtuesit e Romës dhe Napolit, me Kiwior që mezi pret të luaj sërish në Itali.

Megjithatë Arsenali janë duke këmbëngulur për ta mbajtur lojtarin në Londër, edhe pse Kiwior nuk është një titullar te skuadra e Mikel Artetas.

Gjithsesi si Roma ashtu edhe Napoli duan huazimin e lojtarit me opsion blerjen e tij në fund të sezonit për 25 milionë euro.

Kiwior këtë edicion ka zhvilluar 16 ndeshje në të gjitha garat për Arsenalin, pa arritur të shënoj gol ose të asistoj. 

Next Post

Klubet e mëdha në “ankth”, Osimhen thotë se ka zgjedhur ekipin e tij të radhës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.