• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Bombë” në UEFA, Boban jep dorëheqjen dhe akuzon Çeferin: Nuk sheh moralin apo etikën, mendon vetëm për ambicie personale

25/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shpërthen lufta e hapur në UEFA. Aleksander Çeferin po humb një nga një mbështetësit e tij dhe goditja që ka marrë së fundmi mund të ketë pasoja të rënda për imazhin e tij dhe institucionit. Zvonimir Boban, Drejtori Teknik në UEFA, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, në shenjë proteste ndaj vendimit të Çeferin për të ndryshuar Statutin në mënyrë që të qëndrojë edhe një mandat më shumë në krye të organizatës.

ceferin boban

“Me trishtim dhe zemër të thyer, nuk kam asnjë opsion tjetër përveçse të largohem nga UEFA”, theksoi ai në nëj komuniktaë të publikuar nga “BIld”, duke insistuar se Çeferin nuk mendon për futbollin por vetëm për ambiciet personale me vendimin që ka marrë për të ndryshuar Statutin në favor të rizgjedhjes përsëri në fund të këtij mandati, që duhej të ishte i fundit për të.

”Edhe pse kam shprehur shqetësimet e mia të thella dhe refuzimin tim të plotë të planit, presidenti i UEFA-s nuk sheh asnjë problem ligjor, aq më pak moral e etik. Ai dëshiron të vazhdojë me planin e tij në mënyrë që të ndjekë ambiciet e tij personale”, ishte akuza e rëndë e Boban.

“Rregullat janë vendosur që të mbrojnë UEFA-n dhe futbollin europain nga administrimi i keq, që për fat të keq ka qenë “sjellje normale” për shumë vite. Ndryshimi i drejtimit nga Çeferin ishte absolutisht i pakuptueshëm.

Unë jam i ndërgjegjshëm që asgjë nuk është ideale, përfshirë edhe mua dhe me raste kompromiset janë të nevojshme. Megjithatë, mbështetja e këtij ndryshimi do të shkonte kundër të gjithë parimeve dhe vlerave të mia, tek të cilat besoj me gjithë zemër dhe të cilat i mbroj. Nuk po mundohem të bëj rolin e heroit, pasi nuk jam i vetmi që e mendoj kështu”, tha Boban duke lënë të kuptohet se edhe figura të tjera brenda UEFA-s janë të gatshme të veprojnë në të njëjtën mënyrë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Pedri tregon problemin më të madh të Barçës këtë sezon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.