• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liga e Parë me sponsor të ri, FFK dhe Banka Raiffeisen nënshkruajnë marrëveshjen e partneritetit

25/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, në një ceremoni të mbajtur në objektin e Bankës Raiffeisen, Federata e Futbollit e Kosovës dhe Banka Raiffeisen në Kosovë kanë nënshkruar marrëveshje partneriteti, përmes së cilës synohet forcimi i mëtejmë i zhvillimit të futbollit në Kosovë.

Në prani të zyrtarëve të FFK-së dhe të Bankës Raiffeisen, Agim Ademi, president i FFK-së dhe Anita Kovacic, drejtoreshë ekzekutive e Bankës Raiffeisen në Kosovë, kanë vendosur nënshkrimin e tyre në marrëveshjen e sponsorizimit për Ligën e Parë, e cila nga stinori pranveror do të emërtohet Raiffeisen Liga e Parë.

Të dyja palët pas nënshkrimit të marrëveshjes theksuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi për përparimin e futbollit kosovar, por edhe promovimin e bankës përmes futbollit.

Presidenti i FFK-së theksoi se për institucionin që ai drejton është kënaqësi rikthimi i një partneri serioz si Banka Raiffeisen, që edhe më parë e ka mbështetur futbollin.

“Është kënaqësi për ne që Banka Raiffeisen rikthehet në familjen e madhe të futbollit, ku për shumë vite ka dhënë kontribut të çmuar dhe atë në një periudhë të vështirë, kur ende nuk ishim pjesë e dy familjeve të mëdha të futbollit, UEFA e FIFA. Ky partneritet pa dyshim është një kapitull i ri për futbollin kosovar, ku bashkë me partnerët tanë, jemi të përkushtuar që të shkruajmë histori të suksesshme dhe frymëzuese. Përmes këtij bashkëpunimi, mundësojmë një ambient më të mirë për talentet e reja, një mundësi më të mirë për klubet e Ligës së Parë dhe i japim shtysë rritjes së mëtutjeshme të futbollit në vend. Besoj se partneriteti ynë do të jetë afatgjatë dhe nga ai do të përfitojnë të gjitha palët e përfshira”, tha Ademi.

Në anën tjetër, edhe Anita Kovacic, drejtoreshë ekzekutive e Bankës Raiffeisen në Kosovë, shprehu gëzimin për këtë partneritet:

“Futbolli zë një vend të posaçëm në zemrat e njerëzve në Kosovë, andaj jemi të kënaqur të kontribuojmë në zhvillimin e tij. Partneriteti i vazhdueshëm me Federatën e Futbollit të Kosovës pasqyron përkushtimin e bankës për të fuqizuar këtë sport dhe sportistët e talentuar të cilët janë frymëzim për të gjithë ne”, tha Kovacic.

Ky partneritet shënon një angazhim të fortë të FFK-së dhe Raiffeisen Bank për të promovuar futbollin dhe zhvillimin e tij, por njëherësh paraqet edhe vizionin e përbashkët për një të ardhme më të mirë sportive në Kosovë si dhe për të nxitur pasionin tek të rinjtë për futbollin.

Next Post

Tre tifozë të skuadrës së njohur, humbin jetën në një aksident

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.