Sulmuesi Albian Ajeti pritet të rikthehet te skuadra e Baselit. “Blick” ka njoftuar të enjten se Baseli pothuajse është pranë arritjes së marrëveshjes me Ajetin, e cila pritet të bëhet zyrtare së shpejti.
Ajeti, aktualisht është pa klub pasi e ka shkëputur kontratën me ekipin nga Turqia, Gaziantep për të cilin ka 118 minuta lojë në total dhe një gol të shënuar.
Ajeti është zhvilluar si futbollist te Baseli, përpara se të promovohet në ekipin e parë.
Ai gjatë karrierës ka luajtur edhe për Augsburgun, St. Gallenin, West Ham Unitedin, Celticun e Sturm Grazin.
Po ashtu, 26-vjeçari ka edhe 11 paraqitje dhe një gol të shënuar për Zvicrën.