Wednesday, 29. April 2026
Sport

10 javë jashtë për shkak dëmtimi, sulmuesi e mbyll me “djajtë” e Junajtid

GS 25/01/2024 1 Min. Lesezeit

Karriera e Antoni Marsialit në”Old Trafford” duket se ka përfunduar, pasi ai pritet të mungojë për 10 javë i dëmtuar. Sulmuesi francez i është nënshtruar një operacion në ijë dhe tani do të kalojë një periudhë të gjatë pushimi dhe rehabilitimi.

JUNAJTID

Kontrata e tij përfundon në fund të sezonit dhe nuk ka ndonjë dëshirë nga ana e klubit për të aktivizuar klauzolën e rinovimit të saj edhe me 12 muaj të tjerë. Marsial ka luajtur titullar vetëm pesë ndeshje në Premier Ligë këtë sezon dhe i ka humbur pesë ndeshjet e fundit për shkaqe shëndetësore. Klubi kishte shpresa të mëdha për francezin kur ai u transferua nga Monako për 36 milionë paund dhe ishte vetëm 19-vjeç.

Ai u bë adoleshenti më i shtrenjtë në atë kohë dhe bashkë me klauzolat çmimi i tij arriti shifrën e 44.7 milionë paundëve.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: