Friday, 20. March 2026
Sport

Klubet kërkojnë shërbimet e Shpendit

GS 25/01/2024 1 Min. Lesezeit

Stiven Shpendi ende nuk ka gjetur golin e tij të parë me Empolin.

Sulmuesi shqiptar nuk ka lënë ndikimin e pritur në Serinë A dhe klube të shumta kanë menduar të përfitojnë nga kjo situatë.

Disa skuadra në Serinë B kanë shfaqur interes për talentin e Kombëtares U21 të Shqipërisë.

Opsioni i huazimit një kategori më poshtë deri në fund të sezonit është hedhur si hipotezë.

Por ky opsion do të mbetet vetëm në fazën e hipotezës.

Mediat italiane raportojnë se kontrata e Shpendit me Empolin e mban atë të lidhur me ekipin toskan.

Empoli e ka transferuar sulmuesin shqiptar me formulën e huazimit deri në verën e 2025-s, kur do të ketë edhe detyrimin kontraktual për të blerë kartonin e tij. Duke qenë se deri në vitin 2025 Shpendi.

Teilen: