Për Barcelonën jo vetëm humbje dhe eliminim nga Kupa, por mesa duket edhe mallkimi i dëmtimeve po vazhdon. Dje kundër Bilbaos u ndal edhe mbrojtësi Alehandro Balde, për një problem muskulor.
Nga pamjet, duket se dëmtimi do të jetë serioz dhe ky vjen në një moment shumë të rrezikshëm për Barcelonën, pasi edhe koha në merkato për të mundur ta zëvendësuar është fare e pakët.
Në vend të tij Ksavi hodhi në fushë një tjetër risi, Hektor Fort, 23-vjeçar, i cili la përshtypje shumë të mira, por lideri i mbrojtjes, Arauho, u pa shumë nervoz në fund të sfidës: “Këto dëmtime janë një mallkim. Përveç se humbëm ndeshjen, humbin edhe lojtarë. Ku do të përfundojë kjo gjë …”, tha i revoltuar ai.
PANORAMASPORT.AL