Detaje të reja bëhen të ditura për transferimin e Armando Brojës.
Chelsea ka dhënë dritën jeshile për largimin e sulmuesit shqiptar dhe interesimi për të nuk ka munguar.
Fulhami dhe Wolverhampton-i ishin skuadrat që kërkonin transferimin e 22-vjeçarit. “Ujqërit” duket se kishin hedhur hapa kontretë për të bërë të mundur këtë lëvizje.
“Dayli Sport” bën me dije se Wolverhampton-i dhe Chelsea ishin në negociata për transferimin e Brojës.
Formula do të ishte ajo e huazimit deri në fund të sezonit me detyrim blerjen për një shifër prej 30 milionë funtesh.
Por negociatat kanë mbetur përkohësisht pezull për shkak të rregullave të Premier League-s në lidhje me “fair play”-n financiar.