• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FSHF sjell në Shqipëri ekspozitën unike të legjendës italiane të futbollit, Paolo Rosi. Ja personalitet që do marrin pjesë

27/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me iniciativën dhe mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit do të inaugurohet më 1 shkurt ekspozita mbi jetën dhe karrierën e ish-sulmuesit të famshëm italian, Paolo Rosi.

rosi

Pas suksesit të madh në ekspozitat e para në Romë, Milano, Firence, Torino, Trento, Rimini, Bolonja, Beograd, Venecia dhe Zyrih mbërrin edhe në Tiranë ekspozita e quajtur “Paolo Rossi, një djalë i artë dhe legjendat e futbollit”. Falë bashkëpunimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, qeverisë, Fondacionit “Paolo Rossi” dhe Ambasadës Italiane në Shqipëri, ky event i rëndësishëm ndërkombëtar do të jetë i hapur falas për publikun në Muzeun Kombëtar nga data 1 deri më 24 shkurt në Tiranë.

Në ceremoninë e inaugurimit, që do të zhvillohet në ambientet e Muzeut Kombëtar më 1 shkurt duke nisur nga ora 16:00, do të jenë të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Ambasadori Italian në Shqipëri, Fabrizio Buçi, Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, bashkëshortja e Paolo Rosit, Federika Kapeleti, ish-trajneri Arrigo Saki, ish-futbollistët e famshëm Antonio Kabrini dhe Marko Tardeli gjithashtu dhe arbitri izraelit i finales së Botërorit 1982, Itali–Brazil, Abraham Klein.

Gjithashtu të ftuar do të jenë edhe personalitete të futbollit shqiptar si edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

Hapësirat e ekspozitës, të cilat do të përshkruajnë në mënyrë kronologjike jetën dhe karrierën e Paolo Rosit, janë realizuar falë investimeve të rëndësishme për një projekt shumë të rëndësishëm në nivel ndërkombëtar përsa i përket inovacionit dhe ndërtimit të ekspozitës mbi jetën e një personazhi të fushës të sportit.

Në veçanti, ekspozita do të paraqesë nëpërmjet telajove, paneleve, stampave, banerave, flamujve, monitorëve, dokumenteve dhe fotove një rrugëtim nga debutimi e deri në përmbylljet e karrierës së legjendës italiane me mbi 500 relike unike përfshirë këtu dhe trofetë më të rëndësishëm:

Topin e Artë të vitit 1982 nga “France Football”

Trofeun e Këpucës së Artë të golashënuesit më të mirë të Botërori “Spanjë 1982”

Trofeun e Topit të Artë si lojtari më i mirë Botërorit “Spanjë 1982”

Bluzën e finales së Botërorit “Spanjë 1982”

Këpucët e tripletës në ndeshjen ndaj Brazilit

Ekspozita gjithashtu do të presë në ambientet e saj një projekt të realitetit virtual, që do t’i japë mundësinë vizitorëve të përjetojnë edhe njëherë tre golat ndaj Brazilit të ulur në tribunat e stadiumit të vjetër “Sarrià” në Barcelonë.​

 

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mbrojtësi bind Partizanin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.