Wednesday, 29. April 2026
Sport

Mbrojtësi bind Partizanin

GS 27/01/2024 1 Min. Lesezeit

Klubi i Partizanit, nëpërmjet rrjeteve sociale njoftoi arritjen e një marrëveshje të re me Andi Janjevën.

Mbrojtësi është promovuar nga skuadra e të rinjve dhe tashmë për pjesën e mbetur te sezonit, do të jetë në dispozicion vetëm të ekipit të drejtuar nga trajneri Orges Shehi.

Të kuqtë, lajmëruan se 21-vjeçari ka firmosur një kontratë me kohëzgjatje prej tre vitesh e gjysmë ndërsa është mundësia edhe e rinovimit për një tjetër sezon.

Mbrojtësi nga Kosova deri më tani numëron gjshtë prezenca në kampionat me Partizanin, e mesa duket ka bindur drejtuesit për ta kaluar pjesë të skuadrës së parë.

Teilen: