Pas zhurmës që prodhoi ndeshja e Relait ndaj Almerias sa i përket favorizimit nga gjykimi, pritet që sërish madrilenët të jenë nën shënjestër nga rivalët për sa i përket përkrahjes së “xhaketave të zeza”. Në minutën e 5-të të ndeshjes Las Palmas – Real Madrid, gjyqtari Cesar Soto Grado i ka dhënë një karton të verdhë Rodrigos, i cili goditi me shuplakë portierin vendas, Alvaro Vales.
Ish gjyqtari Alfonso Perez Burrull, është ndalur te ky momentet kontestues i ndeshjes.
“Lojtari i Real Madridit (Rodrigo) gaboi kur nxori dorën me qëllim që të godiste portierin e Las Palmas. Një gjest që në mënyrë perfekte mund të ndëshkohet me karton të kuq”, ka thënë ish-gjyqtari Perez Burrull në programin ‘Marcador’ në Radio MARCA.
Gjatë javës ka pasur debate të mëdha për gjykimin në Spanjë, sidomos për ndeshjen mes Real Madridit dhe Almerias, ku skuadra e Ançelotit fitoi me përmbysje në shifrat 3-2, e ku gjatë ndeshjes u evidentuan disa raste të kontestueshme.
Rodrygo just slapped a player for no reason and only got a yellow card
The average decision in the Madrid League pic.twitter.com/qgVgIWczcv
— Brian (@Bri_an2) January 27, 2024
;
PANORAMASPORT.AL