• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Italiano kërcënon Interin: I mposhtim me ndihmën e tifozëve

28/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fiorentina ka hedhur pas krahëve zhgënjimin në Superkupën e Italisë dhe ka kthyer vëmendjen nga kampionati, aty ku të dielën në mbrëmje do të presë Interin e Simone Inzaghit.

Trajneri i toskanëve, Vincenzo Italiano doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku vlerësoi maksimalisht kundërshtarin dhe kërkoi ndihmën e tifozerisë për të marrë fitoren.

“Kur stadiumi ndizet dhe merr situatën nën kontroll, të gjithë jemi në gjendje të nxjerrim diçka më shumë nga vetja dhe të provojmë të marrim një fitore që do të ishte shpërblim i një pune mjaft të mirë që kemi bërë. Interi është një kundërshtar shumë i fortë, por ne luajmë në shtëpi dhe për më tepër, kemi pasur shumë kohë në dispozicion për ta përgatitur takimin”, u shpreh Italiano.

Tekniku i Fiorentinës u shfaq i kënaqur me rrugëtimin që skuadra ka bërë deri tani dhe theksoi se objektivi madhor për këtë sezon është një vend në zonën Champions.

Next Post

Legjenda e Liverpoolit konfirmon hapin e ardhshëm të Kloppit, pas ‘bisedës personale’ me të

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.