• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Performanca ime ishte e tmerrshme”, Cancelo merr përsipër fajin për humbjen e Barcelonës

28/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Joao Cancelo ka marrë mbi supet e tij fajin për humbjen e rëndë që Barcelona pësoi ndaj Villarrealit në La Liga.

I huazuari nga Manchester City, i cili luajti për herë të parë pas tri javësh rikuperimi nga lëndimi, bëri një gabim i cili i kushtoi me gol Barcelonës në minutën e 54-të, duke mos arritur të pranojë topin siç duhet dhe duke i krijuar mundësinë për gol Ilias Akhomach, i cili më pas e mposhti Inaki Penan për rezultatin 2-0.

Barcelona pastaj për një moment përmbysi gjithçka, duke shënuar tre gola në harkun e 11 mintuave, por ‘Nëndetësja e Verdhë’ eventualisht mori fitoren me rezultat 5-3.

Në intervistën pas ndeshjes, Cancelo mori fajin përsipër duke vënë theksin tek performanca e tij që sipas portugezit ishte ‘e tmerrshme’.

“Performanca ime ishte e tmerrshme. Nesër do të jap gjithçka në stërvitje dhe do mundohem të jem në formën më të mirë të mërkurën. Ne jemi një ekip i madh, trajneri nuk duhet të fajësohet. Ai bëri mirë, por unë nuk iu përgjigja kërkesave të tij. A e kemi humbur ligën? Matematikisht jo, por është shumë e vështirë”, ka thënë Cancelo.

Kjo ishte humbja e dytë rresht e katalanasve në të gjitha garat dhe tani ekipi ka pësuar nëntë gola në dy ndeshjet e fundit.

Për pasojë, me të përfunduar ndeshja me Villarrealin tekniku Xavi kishte konfirmuar se në fund të sezonit do të largohet nga Barcelona.

Next Post

Trajneri i Bolonjës, Mota pas pikës ndaj Milanit: Për arbitrin flet drejtori, jam krenar që stërvis këta

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.