Tuesday, 28. April 2026
Sport

Norwich nuk i reziston Liverpoolit

GS 28/01/2024 1 Min. Lesezeit

Liverpooli është kualifikuar në të tetën e finales së FA Cup (Kupa e Anglisë).

Liverpooli ngadhënjeu me rezultat 5:2 ndaj Norwich-it. 

Futbollistët e Liverpoolit treguan lojë të mirë dhe nuk lejuan që të befasohen nga skuadra e kategorisë së dytë.

Për fitoren e Liverpoolit shënuan Jones (16′), Nunez (28′), Diego Jota (53′) e van Dijk (63′). 

Norwich u përpoq por nuk i mjaftuan golat e Gibson minutën e 22-të e Sainz në atë të 69-tën. 

Ndeshje e mirë e me 6 gola në stadiumin “Anfield”.

Teilen: