• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dhuna e ushtruar ndaj arbitrit Xhuljan Bacaj në ndeshjen Luzi 2008-Lushnja, vjen reagimi i FSHF-së

28/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata Shqiptare e Futbollit dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Xhuljan Bacaj në përfundim të ndeshjes Luzi 2008-Lushnja, e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë së Parë.

Menjëherë pas incidentit arbitri Bacaj ka bërë denoncim ndaj autorit të dhunës, i cili është identifikuar si punonjës i klubit të Luzit dhe është arrestuar nga Policia e Shtetit, që ka reaguar shumë shpejt duke e neutralizuar.

Federata e Futbollit kërkon nga organet ligjzbatuese dhe veçanërisht ato të drejtësisë që të marrin masa të forta për të ndaluar dhe dënuar aktet e dhunshme, që prishin imazhin e futbollit.

FSHF shpreh keqardhjen për këtë ngjarje të papranueshme dhe bën apel për të gjithë, që futbolli të mos penalizohet për shkak të disa individëve të dhunshëm e të papërgjegjshëm.

Dhuna ndaj arbitrit e ndodhur në Luz nuk mund të ketë asnjë lidhje me futbollin dhe frymën e “Fair Play” dhe të gjithë aktorët duhet të distancohen nga veprime të tilla që e dëmtojnë lojën tonë të bukur. /FSHF

Next Post

Osmani pas barazimit me Partizanin: Luajtëm kundër kampionëve në fuqi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.