• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Asllani titullar për fitore, Inter merr kreun pas transfertës së Firences

28/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jo më kot janë favoritët për fitimin e trofeut të Serie A këtë sezon. “Zikaltërit” e Inter kanë treguar edhe një herë se dinë të fitojnë qoftë edhe pa “yjet” e mesfushës në “tapetin e blertë”, teksa mbrëmjen e kësaj të diele kanë mposhtur me rezultatin minimal, 0 me 1, “Violët” e Fiorentina-s, në përballjen e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 14’-të, ku pas një asistimi perfekt të “legjionarit” të Kombëtares sonë, Kristjan Asllani topi përfundon te “bomberi” argjentinas, Lautaro Martinez, me këtë të fundit, që ishte i pamarkuar siç duhet në zonë dhe më një goditje të bukur me kokë dërgon topin në rrjetë, për të siguruar fillimisht avantazhin e më tej fitoren e madhe.

Falë këtij rezultati, “Zikaltiërt” rimarrin “fronin”, në renditjen e përgjithshme të kampionatit italian, teksa pas javës së 22-të numërojnë plot 54 pikë, 1 më shumë se “Bardhezinjtë” e Juventus, por kanë avantazhin e 1 ndeshjeje, krahasuar me këta të fundit. Në krahun tjetër, Fiorentina mbetet në vendin e 5-të të tabelës, me 34 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN

Next Post

Sulmoi gjyqtarin, agresori në pranga

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.