Tuesday, 28. April 2026
Sport

Mediat spanjolle raportuan se do të ishte jetë trajneri i Barçës, reagon Arteta: Lajme totalisht të rreme

GS 29/01/2024 1 Min. Lesezeit

Xavi ka konfirmuar se në fund të sezonit do të largohet nga Barcelona dhe tashmë mediat kanë filluar të aludojnë për teknikun e ardhshëm.

Sipas raportimeve të orëve të fundit nga mediat spanjolle, thuhet se Arteta do të jetë trajneri i ri i katalanasve nga sezoni i ardhshëm.

Pas këtyre zërave, ka qenë tekniku spanjoll i cili i ka hedhur poshtë dhe duke i cilësuar si “Fake News”.

“Nuk e di nga vjen ky lajm. Është totalisht i rremë. Jam shumë i mërzitur për këtë gjë, nuk mund ta besoja. Asnjë burim, asgjë. Unë jam shumë mirë tek Arsenali, do të vazhdoj këtu, jam në vendin e duhur”, është shprehur Mikel Arteta./h.ll/abcnews.al

Teilen: