• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Përgatitjet për Euro 2024/ Sylvinho tur vëzhgimesh e takimesh me futbollistët shqiptarë në Itali e Gjermani

29/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Junior së bashku me ndihmësit e tij Dorival Guidoni Junior dhe Pablo Zabaleta, kanë nisur sërish nga puna për të takuar nga afër lojtarët kuqezi që aktivizohen në Europë.

Të premten më datë 26 janar, Silvinjo dhe Doriva ishin në Frankfurt në stadiumin “Deutsche Bank Park” për të ndjekur nga afër ndeshjen Eintracht Frankfurt – Mainz dhe menjëherë më pas kanë udhëtuar në Itali, aty ku është bashkuar edhe Pablo Zabaleta.

Trajneri Silvinjo dhe ndihmësit e tij kanë takuar nga afër futbollistët shqiptarë që aktivizohen në kampionatin italian dhe kanë diskutuar për shumë tema, gjendjen e tyre, grumbullimin e radhës, sfidat miqësore dhe për kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Këto takime janë mjaft të rëndësishme për tekniku kuqezi që ka mundësi të shohë nga afër gjendjen e disa prej lojtarëve të Kombëtares dhe të diskutojë me to.

Sakaq, trajneri ka pasur komunikime të vazhdueshme me lojtarët dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë futbollistët,  teksa në vijim Silvinjo së bashku me ndihmësit e tij do të programojnë takime të tjera me futbollistët kuqezi. 

Next Post

NFL/ “Super Bowl” njeh finalistët, Kansas City Chiefs dhe San Francisco do diskutojnë titullin kampion

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.