Problemet e Erik ten Hagut me disiplinën në skuadër vazhdojnë edhe pas largimit të Sanços drejt Dortmundit. Një rast i ri mund të ketë dalë në sipërfaqe në “Old Trafford”.
Ndaj Njuportit, tekniku holandez, la jashtë skuadre Markus Rashfordin dhe në konferencë tha se sulmuesi anglez mungonte sepse ishte prezantuar i sëmurë.
Megjithatë, kjo nuk është e vërteta për mediat britanike që në fundjavë raportonin se 26-vjeçari kishte qenë mbrëmjen e së enjtes në një klub nate në Irlandën e Veriut dhe kishte munguar në stërvitjen e mëngjesit të së premtes.
I pyetur specifikisht për këtë çështje, Ten Hag, tha: “Është një çështje e brendshme, do të merrem me të”.
Rashford out in thompsons last night in Belfast clearly not helping himself with regards to performance pic.twitter.com/1THyoqT3YL
— Ryan👹 (@RE1878) January 26, 2024
;
PANORAMASP[ORT.AL