Tuesday, 28. April 2026
Sport

Roma nën drejtimin e De Rosit merr fitoren e dytë

GS 30/01/2024 1 Min. Lesezeit

Roma e ka mposhtur Salernitanan si mysafire, duke bërë që Daniele De Rossi të jetë i pari nga gjashtë trajnerët e fundit fiton dy ndeshjet e tij të para në Serie A. 

Ndeshja e Javës së njëzet e dytë në “Stadio Arechi” është mbyllur me rezultat 2-1.

Derisa në pjesën e parë nuk ka pasur gola, në të dytën janë realizuar tre. 

Paulo Dybala (51’) dhe Lorenzo Pellegrini (66’) kanë shënuar golat për romakët, derisa golin e vetëm për vendasit e realizoi Grigoris Kastanos (70’). 

Pas kësaj fitore Roma është ngjitur në vendin e pestë, kurse Salernitana mbetet në vendin e fundit të tabelës. 

Teilen: