• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lewandowski “preket” nga fjalët e Xavit

30/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez deklaroi në mënyrë të papritur se do të mbyllë aventurën me katalanasit në fundin e sezonit aktual. Një deklaratë e cila erdhi pas humbjes turpëruese me shifrat 5-3 në kampionat ndaj Villareal.

Tekniku i blaugranave mori përsipër përgjegjësitë për mungesën e vazhdimësisë në rezultate të skuadrës në këtë sezon, edhe pse së fundmi, mediat pranë Barcelonës bëjnë me dije se Robert Lewandowski është mundur t’i ndryshojë mendje trajnerit 44-vjeçar.

Sipas mediave katalanase, sulmuesi dhe trajneri kanë mbajtur një takim privat, ku polaku i ka shprehur Xavit gjithë mbështetjen ndërsa e ka siguruar atë se faji është i lojtarëve. 35-vjeçari është munduar që ta bindë teknikun të vazhdojë me Barcelonën përtej fundit të sezonit aktual, të paktën deri në vitin 2025 kur i skadon edhe kontrata.

Xavi nga ana tjetër e ka falenderuar sulmuesin për mbështetjen dhe fjalët, por e ka siguruar se vendimi për të lënë Barcelonën nuk ka kthim pas.

Sakaq, ndryshe veproi Gundogan, i cili nuk ka dashur të ndërhyjë në vendimin e Xavit për t’u larguar me mesfushorin që është i bindur se trajneri ka marrë një vendim të mirëmenduar.

Next Post

Një kroat shkruan historinë në Azi me Taxhikistanin: Askush nuk e di emrin tim, të gjithë më quajnë Ajnshtajn

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.