• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Ai duhet të relaksohet”, ish-lojtari i Junajtid i del në krah Rashfordit: Çdo futbollist del për një pije ose një natë, por duhet zgjedhur koha”

30/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish- futbollisti i Mançester Junajtit dhe kombëtares angleze, Geri Nevill, ishte i ftuar në “BBC Breakfast”, ku u pyet për Markus Rashford që mungon në stërvitje për shkak lëndimi, por sulmuesi ishte parë në një lokal nate në Irlandën e Veriut. Nevill u shpreh:

nevill rashford

“Për mua, dalja për një pije ose dalja për një natë është diçka që çdo futbollist do ta bëjë dhe duhet ta bëjë, kështu që nuk kam asnjë problem me këtë. Ata duhet të kënaqen.

Ka të bëjë vetëm me zgjedhjet dhe kohën. Mançester Junajtid sapo ka mbyllur një pushim dimëror. Ata kanë pasur disa javë pushim, kështu që duhet të kishte zgjedhur një moment më të mirë për të dalë. Unë do të thoja, dilni dhe merrni momenti kur pushoni me miqtë tuaj, por koha juaj duhet të jetë e duhur.

Vetë Markus e di, ai është një lojtar me përvojë tani, nuk po flasim për një djalë të ri. Por ai e ka bërë këtë disa herë në muajt e fundit.

Gjithmonë e kam parë Markus të jetë vërtet përgjegjës, një profesionist i mirë dhe dikush që punon shumë çdo ditë. E di se ai po kalon një rënie në formë në këtë moment, por ka ndodhur dy herë. Ndonjëherë mund të bëhet personaliteti juaj nëse ju nuk jeni të kujdesshëm.

Nëse e bëni këtë shumë herë njerëzit mund të fillojnë të thonë, ‘çfarë po ndodh në jetën e tij?’ Ai thjesht duhet të relaksohet, të qetësohet, të zgjedhë se kur të dalë dhe të kthehet të luajë futboll në nivelet që ne e dimë se mundet”.

 

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Milan i vendos çmimin Leaos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.