• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Chelsea refuzon ofertën e skuadrës angleze për Armando Brojën

30/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Chelsea thuhet se ka refuzuar një ofertë nga Wolverhampton Wanderers për huazimin e sulmuesit shqiptar, Armando Broja, në afatin kalimtar të janarit.

Emri i sulmuesit shqiptar është njëri nga më të lakuarit në këtë afat kalimtar për një largim të mundshëm nga Stamford Bridge.

Megjithatë, drejtuesit e Bluve e vlerësojnë lartë Brojën, pasi duan vetëm shitjen e tij për një çmim prej 60 milionë eurosh.

Kështu veproi edhe me ofertën e fundit në drejtim të tyre, e cila erdhi nga Wolves që donte huazimin e 22-vjeçarit shqiptar.

Është eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka konfirmuar një gjë të tillë me anë të postimit në profilin privat në platformën X.

“Chelsea ka refuzuar qasjen formale nga Wolves për Armando Broja.

Wolves kanë kërkuar Brojën në huazim, por Chelsea nuk ka ndërmend të vazhdojë në kushtet aktuale”, ka shkruar Romano në profilin e tij.

Broja është lidhur edhe me klube tjera të Ligës Premier si West Ham United, Aston Villa dhe Fulham, por ende asgjë konkrete deri tani.

Next Post

“Osimhen te Juvja”, ish-sulmuesi i bardhezinjve lëshon “bombën”: Xhuntoli do ta bindë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.