• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Osimhen te Juvja”, ish-sulmuesi i bardhezinjve lëshon “bombën”: Xhuntoli do ta bindë

30/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Duke folur në studiot e “DAZN”, Alesandro Matri, ishsulmuesi i Juventusit, ndër të tjera, nuk përjashton një transferim të bujshëm të Viktor Osimhenit te bardhezinjtë sezonin e ardhshëm.

MixCollage-30-Jan-2024-03-53-PM-7395

Sulmuesi i Napolit dhe kombëtares së Nigerisë është në sezonin e tij të fundit me kampionët e Italisë dhe klauzola prej 130 milionë eurosh është e arritshme për shumë klube.

Mes tyre duket se do të jetë edhe “zonja e vjetër” që mund të shesë Vlahoviçin nëse dështojnë bisedimet për rinovimin e kontratës së serbit të cilat sipas të gjitha gjasave duhet të nisin në mars.

Duke u rikthyer te Matri, ai ka argumentuar kështu opinionin e tij: “Nuk e përjashtoj që Osimhen të shkojë te Juventusi. Nëse Vlahoviç ka një sezon me 20 gola, mund ta shesësh për 70 milionë euro, atëherë klubi bardhezi do të ketë edhe Soulenë që mund ta hedhë në treg. Nuk do të ishte një shpenzim i papërballueshëm: Juventus tashmë na ka mësuar me lëvizje të ngjashme, si ndodhi me Higuain disa vite më parë”.

Ndoshta situata nuk është kaq e thjeshtë, por mbetet fakt se drejtori Xhuntoli mund të jetë një faktor për të orientuar Osimhenin drejt Torinos. Fundja, drejtori aktual i Juves ishte njeriu që e pikasi e më pas bëri gjithçka për ta blerë nga Lila katër vjet më parë.

Duke mbyllur analizën e tij, Matri shtoi: “Ndër të tjera Juventusi nuk ka shpenzuar këtë vit, e nëse shkon në Champions ka një bonus me disa miliona euro për të shpenzuar sipas mendimit tim. Duke shitur potencialet më të mira dhe duke i bashkuar shifrat, klubi mund të arrijë 130 milionët që do nevojiteshin për Osihmhenin. Personalisht nuk e shoh nigerianin jashtë Italisë”.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Guardiola flet për gjithçka

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.