• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, October 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nojer befason me deklaratën, kapiteni “skercon” Tuhelin: Klop perfekt për Bajernin

30/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manuel Nojer gë zon reputacion të gjerë te tifozët e Bajernit dhe fjala e tij ka mjaft ndikim. Së fundmi, skuadra kampione e Gjermanisë ka shfrytëzuar disa çaste me tifozët, teksa janë dhënë edhe prononcime të ndryshme.

nojer klop

Pas deklaratave befasuese të trajnerit Tomas Tuhel, i cili foli me superlativa për të punuar në Spanjë, duke e ngritur futbollin e iberikase në majë, ndërkohë mban pozitën e timonierit të bavarezëve, duke hedhur edhe dyshimet e para të zhvendosjes në fund të sezonit, gardiani Nojer për ironi të fatit e ka cekur çështjen e “trajnerit” në ekip, me protagonist Jurgen Klop.

KLOP TE BAJERNI- ”Unë besoj se Jurgen Klop është padyshim kandidat i mundshëm për të punuar në ekipin tonë në një fazë pak më të vonshme. Trajneri i njohur, shumë i mirë taktikisht, përpos faktit që gëzon respekt nga e gjitha bota e futbollit. Gjithsesi, duhet të kuptojmë edhe dëshirën e 56-vjeçarit.

Nëse është i gatshëm të vazhdojë aventurën profesionale pas detyrës në Liverpul, apo do të marrë kohë të mjaftueshme për të pushuar. Mund ta imagjinoj Jurgenin edhe në krye të përfaqësues gjermane. Qëndrojnë shumë skenarë”, tha mes tonesh ngazëlluese Nojer.

Gjigantët nga Mynihu ende nuk kanë reaguar mbi këto fraza të kapitenit, teksa nënkuptojnë largimin e Tuhelit në mbylljen e ciklit 2023-2024. Tekniku aktual i Liverpulit më parë ka drejtuar në Gjermani, Mainc dhe Borusia Dortmund.

Besnikëria është atribut që Klop e ka bërë pjesë të pandarë në spektrin profesional dhe mbetet e paqartë nëse ai do të ishte në gjendje të “tradhtonte” verdhezinjtë dhe mbështetësit e flakët të tyre, e ku rivaliteti mes kampeve nuk ka nevojë për fjalë.

GUERREIRO SI LAHM- ”Dua ti jap merita me nota të larta Rafael Guerreiros. Ai ka pak që është rikuperuar totalisht nga lëndimet dhe po zhvillon ndeshje të nivel botëror. Mjafton t’i referohemi dy sfidave të fundit. Vendimtar me golin ndaj Unionit dhe shfaqi një ritëm të shfrenuar në linjën e djathtë të prapavijës. Pa harruar edhe detajin se ishte hera e parë që luzitani pozicionohej në këtë korsi. Ai më kujton Filip Lahmin.

Ish-kapiteni manovronte në fushë, duke marrë përsipër role të ndryshme. Ta nisësh si titullar në dy kahe të mbrojtjes në një kohë tepër të shkurtër nuk është aspak e lehtë”, përfundoi Manuel Nojer. Prononci met bombastike të 37-vjeçarit pa lejen e bordit nuk janë temë e panjohur në Mynih. Kur drejtuesit morën vendimin për të larguar Toni Tapaloviç, lojtari me numër “1” në “Allianz Arena” foli me fjalë të rënda ndaj shefave si: thikë në zemër, pabesi, etj.

Përgatit: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Benitez bën deklaratën e papritur për largimin e Klop: Unë diçka tjetër nga brenda klubit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.