Monday, 27. April 2026
Sport

“Nuk u ndje mungesa e Barelës dhe Çalhanoglusë”, analiza e Di Kanios: Asllani është rritur edhe fizikisht

GS 30/01/2024 1 Min. Lesezeit

Në Firence, Interi nuk i vuri re as mungesat e rënda të Barelës dhe Çalhanoglusë, të skualifikuar për ndeshjen e vështirë jashtë fushe ndaj Fiorentinës. Paolo Di Kanio e konfirmon gjatë fjalës së tij nga studiot e “Sky Sport”:

DI KANIO

“A është ndjerë mungesa e Barelës dhe Çalhanoglusë? Aspak, por ky është një ekip i mrekullueshëm. Asllani ka disa kohë atje dhe është rritur edhe fizikisht madje.

Edhe pse ai nuk e ndezi lojën, ai bëri paraqitjen e tij. Nga ana tjetër, Fratezi bëri një punë të shkëlqyer me topin, e la skuadrën të merrte frymë dhe shpesh mbërrinte në zonën Fiores. Ky është një ekip i fortë edhe me mungesat e lojtarëve të jashtëzakonshëm”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: