Monday, 27. April 2026
Sport

Arsenali fiton në Nottingham

GS 30/01/2024 1 Min. Lesezeit

Arsenali kthehet me pikë të plota nga terreni i Nottingham-ut. 

Tre pikë që ia mbajnë hapin në luftë për titullin e kampionit.

Skuadra e “Topçinjve” ka shënuar fitore me rezultat 1:2 ndaj Nottingham Forest, në takimin e javës së 22-të të Premier League.

Autorë të golave për Arsenalin janë Gabriel Jesus (65′) e Saka (72′) dhe për vendasit Awoniyi (90+1′) 

Arsenali është në vend të dytë me 46 pikë e ka një ndeshje më shumë e  dy pikë më pak se lideri Liverpooli. Notinhgam është në vend të 16-të me 20 pikë.

Teilen: