• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, October 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dikur vlente 40 milionë euro, sot Besiktasi po e turpëron yllin kroat

31/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-lojtari i kombëtares kroate dhe anëtari aktual i Besiktasit, Ante Rebic, po kalon momente të vështira në karrierën e tij.

Edhe pse Rebic mbërriti në Besiktas verën e kaluar nga Milani si një yll i madh, ai ra në plan të dytë dhe largimi nga Turqia është një opsion gjithnjë e më i mundshëm.

Trajneri Fernando Santos madje e la Rebicin në stol në ndeshjen e luajtur së fundmi dhe u dha mundësinë dy adoleshentëve dhe klubi ia ofroi skuadrës së fundit të Serisë A, Salernitana.

Megjithatë, një nga skuadrat më të dobëta në pesë ligat e refuzoi pa u menduar shumë për shkak të pagës së lartë dhe produktivitetit të dobët.

“Goditja” e fundit për Rebicin ndodhi dje, pasi Besiktas po mendon të ndërpresë kontratën me të, vetëm një ditë para përfundimit të afatit kalimtar dimëror në ligat top pesë kampionatet më të forta në Evropë.

Edhe pse Rebic kishte një vlerë prej 40 milionë eurove vite më parë, ai tani po turpërohet te skuadra nga Stamboll.

Rebic është  në një situatë shumë të vështirë, sepse ai vështirë se do të jetë në gjendje të gjejë një punë të re në një klub nga ligat më të larta kaq shpejt.

Kujtojmë se edhe Rebic ka histori të sjelljeve të këqija, kështu që javët e fundit në Milano u përplas me trajnerin Pioli dhe dihet edhe rasti i vitit 2021 kur u përjashtua nga kombëtarja.

30-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 20 ndeshje te Besiktas, ku ka shënuar vetëm një gol dhe ka asistuar në pesë të tjerë. 

Next Post

Kardinale rrëfehet në SHBA: I kënaqur me disa rezultate, stresi më i madh në jetë është… Milani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.