Monday, 27. April 2026
Sport

E kërkonte Çelsi për të zëvendësuar Brojën, Benzema vendos se ku do të luajë

GS 31/01/2024 1 Min. Lesezeit

Karim Benzema ka qenë një nga protagonistët e kësaj merkatoje janari, me sulmuesin francez që shprehu dëshirën e tij për t’u larguar nga Al-Itihad.

benzema

Për të erdhën oferta të shumta nga klube të ndryshme, përfshirë edhe Çelsin që donte të zëvendësonte Armando Brojën me të.

Së fundmi, “The Athletic” ka zbuluar se ku do të luajë Benzema deri në fund të sezonit dhe sipas prestigjiozes angleze, ai nuk do të lëvizë nga Arabia Saudite.

Thuhet se 36-vjeçari ka “ulur gjakrat” me Al-Itihad dhe se bashkëpunimi mes palëve do të vazhdojë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: