• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vetëm pak ditë na ndajnë nga “Derbi i Italisë”, Federata përcakton arbitrin e supersfidës së Serie A

31/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tashmë gjithçka është vendosur, 42-vjeçari, Fabio Maresca do të jetë arbitri kryesor i supersfidës, së javës së 23-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A, Inter-Juventus, me këto dy skuadra, të cilat që prej fillimit të këtij sezoni janë në garë “kokë më kokë” për triumfin e “Scudetto”-s, në këtë edicion.

Kryesori nga Napoli fitoi “garën”, me 42-vjeçarin, Marco Guida, me këtë të fundit, që arbitroi edhe përballjen e fundit të këtyre dy skuadrave, përballja e cila përfundoi me rezultatin, 1 me 1, ku për hir të së vërtetës, gjykimi i italianit nuk ishte më i miri, ku pati jo pak raste ku ndëshkimi i tij mund të ishte më i rreptë.

Deri më tani, Maresca ka arbitruar plot 9 ndeshje të Serie A, këtë sezon, ku për “Zikaltërit” ka arbitruar 2 sfida, Inter-Roma, 1-0 dhe Lazio-Inter 0-2, si dhe një për “Bardhezinjtë””, atë të Juventus-Lazio, 3-1, ndërkohë supersfida e kësaj jave do të jetë për të derbi i parë italian, në karrierën e tij, në të cilën deri më tani numëron plot 125 paraqitje. /i.m /abcnews.al

Next Post

Ish - sulmuesi i Milanit u bashkohet tre lojtarëve kuqezi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.